LAJMI I FUNDIT:

Ronela Hajati do të bëjë hapjen e Eurovision 2022

Ronela Hajati do të bëjë hapjen e Eurovision 2022
Foto: Instagram

Sonte (e martë) do të mbahet nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2022”.

Në edicionin e 66-të të Eurovisionit do të konkurrojnë 17 vende, ndërkohë që vetëm dhjetë prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.


Shqipëria sivjet përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, e cila njëherësh do të bëjë hapjen e mbrëmjes me këngën “Sekret”.

Ronela këtë kohë ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak paraqitjeve të veçanta në eventet e para Eurovisionit.

Ajo u komentua në masë të madhe për çdo paraqitje, përkundër se u përfshi në disa akuza për kopjim të njërës prej veshjeve.

Eurovision nis sonte - publikohet lista e shteteve nga të cilat mund të votohet për Shqipërinë
Lexo po ashtu Eurovision nis sonte - publikohet lista e shteteve nga të cilat mund të votohet për Shqipërinë

Shfaqja do të fillojë sonte në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.

Prezantuesit e këtij edicioni do të jenë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Gjysmëfinalja e dytë do të mbahet ditën e enjte derisa finalja e madhe do të jetë ditën e shtunë më 14 maj.

Për të votuar Shqipërinë ua sjellim postimin më poshtë, të cilin e ka ndarë Hajati. /Telegrafi/