LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shqetësohet nëse do të largohet nga Man Utd në verë

Ronaldo shqetësohet nëse do të largohet nga Man Utd në verë

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo është në agoni nëse do të largohet nga Manchester United këtë verë.

Sipas The Sun, Ronaldo, i cili mbushi 37 vjeç javën e kaluar, mësohet se u ka thënë miqve se po ndjen moshën e tij për herë të parë në karrierën e tij të gjatë dhe të shquar me trofe.


Legjenda portugeze nuk do ta pranonte kurrë publikisht se kërkesat e Ligës Premier po bëhen të tepërta – edhe për një lojtar të përgatitur fizikisht si Ronaldo.

Ronaldo i zhgënjyer te Man Utd, planifikon bisedime me agjentin e tij për të definuar të ardhmen
Lexo po ashtu Ronaldo i zhgënjyer te Man Utd, planifikon bisedime me agjentin e tij për të definuar të ardhmen

Por, Ronaldo mund të kërkojë të shkurtojë kohën e tij dhe të braktisë rikthimin e tij të planifikuar dy-vjeçar në United.

Kjo ndodh nëse situata e tij dhe e ekipit nuk ndryshon në Old Trafford.

Sulmuesi veteran nuk ka shënuar në gjashtë paraqitje këtë vit dhe u mbajt në stol në pjesën më të madhe të barazimit 1-1 të së martës në Burnley.

Ky rast i artë i humbur nga Ronaldo tregon më se miri formën e tmerrshme që po e kalon ylli portugez
Lexo po ashtu Ky rast i artë i humbur nga Ronaldo tregon më se miri formën e tmerrshme që po e kalon ylli portugez

Skuadra e Unitedit është shumë më inferiore sesa ajo ku luajti nën drejtimin e Sir Alex Ferguson dhe ai mendon se ky është faktori kryesor në formën dhe ndikimin e tij të luhatshëm.

Por, Ronaldo gjithashtu e pranon se duhet të punojë më shumë se kurrë për të qëndruar në formën e nevojshme për të luajtur në nivelin më të lartë, veçanërisht në sistemin e menaxherit të përkohshëm, Ralf Rangnick, i cili pëlqen që lojtarët të luajnë me presing të lart dhe fort. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori