LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shpallet lojtari i vitit nga Globe Soccer

Ronaldo shpallet lojtari i vitit nga Globe Soccer

Cristiano Ronaldo nuk e ka kaluar këtë vit duarthatë nga aspektin individual.

Edhe pse humbi garën për të fituar çmimin e më të mirit nga FIFA dhe UEFA, portugezi fitoi një çmim.


34-vjeçari është shpallur lojtari i vitit nga Golbe Soccer Awards që u zhvillua në Dubai.

CR7 në sezonin që e lamë pas e fitoi titullin e Serie A dhe Ligën e Kombeve me Portugalinë për ta rrëmbyer këtë çmim.

Në anën tjetër, Ronaldo dështoi të fitonte Topin e Artë, pasi aty triumfoi Lionel Messi që u bë lojtari i parë në histori me gjashtë të tillë. /Telegrafi/