LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shënon në fitoren e Al Nassr, por asistimi që dha ishte shumë i bukur

Ronaldo shënon në fitoren e Al Nassr, por asistimi që dha ishte shumë i bukur

Sonte lojtarët e Al Nassr kanë arritur një fitore të re në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, teksa kanë mposhtur Al Riyadhin me rezultat 4-1.

Natyrisht, ndeshja u dominua sërish nga Cristiano Ronaldo, i cili ndonëse shënoi edhe një gol, këtë herë i mahniti më shumë tifozët me një asistim mjeshtëror.


Së pari, Ronaldo i dha epërsinë skuadrës së tij në minutën e 33-të me asistimin e Sadio Mane dhe pati një asistim mjeshtëror në kohën e shtesë të pjesës së parë.

Ai vetëm e ngriti topin me një prekje të lehtë dhe e asistoi në mënyrë perfekte në kokën e Otavio, i cili goditi rrjetën e miqve nga dhjetë metra për 2-0.

Në pjesën e dytë, Anderson Talisca shënoi dy herë në këtë fitore të Al Nassr.

Al Nassr mbeti i dyti në tabelë me 37 pikë, shtatë më pak se lideri Al Hilal. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore