LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo shënon dhe dërgon Al Nassrin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Ronaldo shënon dhe dërgon Al Nassrin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Edhe në prag të katër dekadave të jetës, Cristiano Ronaldo vijon të dhurojë magji në fushën e futbollit. Sulmuesi i famshëm portugez ka shënuar sërish, duke kontribuar në suksesin e Al Nassr në kualifikimin e tyre për në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë.

Një fitore e bindshme 2-0 kundër Al Feiha në ndeshjen e kthimit siguroi progresin e Al Nassr me një rezultat total prej 3-0 në dy ndeshje. Fitore që shërben si dëshmi e një forme të jashtëzakonshme të skuadrës dhe i jep Ronaldos mundësinë të kontribuojë edhe më tej në garat kontinentale.


Ndeshja e zhvilluar në Ryad filloi me një rrjedhë të shpejtë, ku Otavio arriti të shënoi qëllimin e parë pas vetëm 17 minutave lojë. Ronaldo, i cili ka qenë figura kryesore e skuadrës që nga ardhja e tij, i dha vulën fitores në minutën e 86, duke shfrytëzuar një gabim të portierit kundërshtar.

Statistikat e këtij sezoni për Ronaldon janë të jashtëzakonshme duke pasur parasysh moshën e tij. Ai ka regjistruar 27 gola dhe 11 asistime në 28 ndeshje, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më vendimtarë në kampionat. Me këtë ritëm të lartë, sezoni i 23-të si profesionist tregon se Ronaldo ende ka shumë për të dhënë në nivelin e lartë, edhe pse tani vepron në një ligë që konsiderohet me një standard më të ulët krahasuar me atë evropian.

Pavarësisht kësaj, ndikimi i tij në Al Nassr është i palëkundur. Performancat e tij të jashtëzakonshme vijojnë të jenë burim frymëzimi për bashkëlojtarët dhe tifozët, duke e bërë atë jo vetëm një lider në fushë, por edhe një figurë që tërheq vëmendjen e botës së futbollit në kampionatin aziatik.

Ndërsa Al Nassr përgatitet për sfidat që vijnë në çerekfinalet e Champions League të Azisë, sytë do të jenë të drejtuar tek Ronaldo dhe pritshmëritë do të jenë të larta për më shumë magji nga ky lojtar legjendar. Ronaldo, përtej të gjithave, vazhdon të na dëshmojë se forma është përkohëshme, por klasa është e përjetshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori