LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo refuzoi mundësinë që të bëhej lojtari më i paguar në botë duke refuzuar ofertën marramendëse

Ronaldo refuzoi mundësinë që të bëhej lojtari më i paguar në botë duke refuzuar ofertën marramendëse

Cristiano Ronaldo hodhi poshtë mundësinë që të bëhej futbollisti më i paguar në botë, duke refuzuar ofertën e Al-Hilal, që i ofruan një kontratë dyvjeçare me vlerë 242 milionë euro, por portugezi e refuzoi.

Klubi nga Arabia Saudite synonte ta bënte sulmuesin portugez një yll absolut në klub dhe nuk ka dyshim se Ronaldo do të trajtohej si mbret, por plani i tij aktual është të qëndrojë në Manchester United ose të paktën të luajë në nivelin më të lartë.


Lajmin për ofertën e Al-Hilal e kanë konfirmuar mediat portugeze, por edhe gazeta spanjolle Marca.

Al-Hilal ishte gati t’i paguante Cristiano Ronaldos, plot 121 milionë euro në vit, por asi portugez nuk dëshiron të largohet ende nga ligat më të forta evropiane, pavarësisht se nuk do të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon me fanellën e Man United.

Portugezi u përpoq të largohej nga Old Trafford këtë verë për të gjetur një ekip që do t’i siguronte Ligën e Kampionëve dhe pasi nuk ia doli, ai mbeti te Djajtë të Kuq.

Cristiano ishte i lidhur me Atletico Madridin, Marseillen, Sportingun dhe madje edhe Napoli, por transferimi nuk u realizua. /Telegrafi/