LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Reali ka lojtarin më të mirë në botë dhe Benzeman, nuk i duhet tjetër sulmues

Ronaldo: Reali ka lojtarin më të mirë në botë dhe Benzeman, nuk i duhet tjetër sulmues

Real Madridi nuk ka fitore në tre ndeshjet e tyre në La Liga dhe ka pasur shumë sugjerime se ata kanë nevojë për një tjetër numër 9 në skuadrën e tyre, por ish sulmuesi i Mbretërve, fenomeni Ronaldo Nazario ka thënë se nuk ka vend për një sulmues tjetër në ekip.

Alvaro Morata u lejua të largohej këtë verë në drejtim të Chelseat, duke mos lënë asnjë alternativat të ngjashme me Karim Benzemën, por braziliani mendon se Los Blancos kanë mjaft fuqi në skuadër.


Buffon: Ronaldo braziliani ishte perfekt sikurse të ishte i krijuar në laborator
Lexo po ashtu Buffon: Ronaldo braziliani ishte perfekt sikurse të ishte i krijuar në laborator

“Qasja e Real Madridit është e përkryer. Ata kanë Cristiano Ronaldon, lojtarin më të mirë në botë dhe Benzeman, ata nuk kanë nevojë për një tjetër numër 9”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Sulmuesi brazilian nuk beson se fillimi i tyre zhgënjyes është katastrofa që shumë mendojnë se është dhe ende pret që klubi të sfidojë titujt në muajin maj.

Marcelo zgjedh lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta
Lexo po ashtu Marcelo zgjedh lojtarët më të mirë që ka luajtur me ta

“Real Madridi ka treguar aftësinë e tyre në vitet e fundit”.

“Në vitet tjera ka qenë e ngjashme dhe ata në fund kanë fituar tituj”.

“Unë shpresoj që rezultatet e mira do të kthehen”, përfundoi legjenda braziliane. /Telegrafi/