LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo nuk është më ‘Mbreti i palestrës’ në Man United

Ronaldo nuk është më ‘Mbreti i palestrës’ në Man United

Cristiano Ronaldo ka humbur titullin si ‘Mbreti i palestrës’ në Manchester United, sipas një raportimi.

37-vjeçari, i cili është përfshirë në një sërë polemikash rreth të ardhmes së tij me Djajtë e Kuq kohët e fundit, thuhet se është konsideruar si lojtari më i fortë në klub, i aftë për të shtyrë me këmbë deri në 250 kilogramë pesha.


Sipas Daily Star, megjithatë, ai është tejkaluar nga nënshkrimi i ri Casemiro, i cili thuhet se mund të shtyjë deri 300 kilogramë.

Sulmuesi portugez thuhet se mund të peshojë 250 kg, me Casemiro më afër 300 kg.

Përpjekjet e brazilianit thuhet se kanë impresionuar bashkëlojtarët, të cilët i kanë kërkuar Ronaldos të përmirësojë rekordin e tij për të rifituar titullin që e kishte.

Casemiro thuhet se mund ta shtyjë peshën me lehtësi, që do të thotë se Ronaldo, i cili thuhet se mund të kryejë 30 përsëritje për set, tani është i dyti në renditjen e lojtarëve të fortë brenda skuadrës së United.

Ronaldo u kthye në formacionin fillestar të United për ndeshjen e tyre në Ligën e Evropës kundër Sheriff javën e kaluar pasi u la jashtë ndeshjes së tyre në Ligën Premier kundër Chelseat pasi refuzoi të hynte si zëvendësues kundër Tottenham. /Telegrafi/

Shokët e mëparshëm dhe aktualë janë sërish në konkurrencë të shëndetshme në Old Trafford