eksperti-banner

Cristiano Ronaldo pritet të bashkohet me skuadrën e Juventusit me 30 korrik, në mes të turneut që do ta mbajnë në SHBA.

Super ylli portugez i është bashkuar Bianconerëve nga Real Madridi, ndërsa ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare.


Ai do të prezantohet të hënën në Allianz Stadium.

GettyImages 963083412 1 Cristiano Ronaldo prezantohet të hënën te Juventusi (Getty Images)

Duke pasur parasysh se CR7 ishte prezent në Kampionatin Botëror, edhe atij i është dhënë pushim shtesë, kështu që pas festës në Torino të hënën, ai do të rikthehet në pushime.

Juve luan me Bayern Munichun dhe Benfican me 26 korrik dhe 28 korrik, por që sipas SportMediaset, Ronaldo nuk do të luajë në këto ndeshje.

GettyImages 963306734 Ronaldo. legjendë te Real Madridi (Getty Images)

Nëse ai bashkohet me 30 korrik, mund të luajë në ndeshje me yjet e MLS, që zhvillohet me 2 gusht.

Nëse nuk është gati për këtë ndeshje, atëherë debutimi do të jetë pikërisht kundër Real Madrid në Maryland me 4 gusht. /Telegrafi/

telegrafi sport app