LAJMI I FUNDIT:

Juventusi plan ditor për prezantimin e Cristiano Ronaldos të hënën

Juventusi plan ditor për prezantimin e Cristiano Ronaldos të hënën

Juventusi do të hapë stadiumin Allianz për tifozët në prezantimin e Cristiano Ronaldos të hënën, ndërsa është planifikuar një ditë të plotë feste. 

Super ylli portugez ka nënshkruar për Bianconerët për vlerën e 100 milionë eurove dhe të hënën do të vije në Torino për kontrolle mjekësore dhe prezantim.


Sipas gazetës Gazzetta dello Sport të këtij mëngjesi, klubi planifikon një ditë të plotë festimi, për të cilën orari ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Sot do të ketë takime që do të zhvillohen me policinë për të siguruar rendin publik, por sigurisht që stadiumi do të jetë i hapur për tifozët.

Kjo do të jetë hera e parë që Stadiumi i Juventusit u hap për prezantim të lojtarit prej se është hapur në vitin  2012.

Policia do të jetë në J-Medical për të siguruar rendin dhe sigurinë kur Ronaldo të arrijë për teste mjekësore.

Pas konferencës për media, CR7 pritet t’u drejtohet tifozëve, ku pastaj do të fluturojë përsëri për pushime në Greqi.

Megjithatë, një hotel luksoz është rezervuar në qendër të Torinos, nëse portugezi me stafin e tij  të qëndrojnë gjatë natës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori