LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ka më shumë asistime në karrierë se sa dy legjendat e Barcelonës, Iniesta dhe Xavi

Ronaldo ka më shumë asistime në karrierë se sa dy legjendat e Barcelonës, Iniesta dhe Xavi

Cristiano Ronaldo është thjeshtë njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Ylli portugez gjithmonë është rivalizuar nga Lionel Messi për titullin e më të mirit të të gjitha kohërave, por 34-vjeçari tani ka kaluar një tjetër nivel.


Duke lënë anash krahasimet mes të dy lojtarëve, do të kalojmë në krahasimin e CR7 me Andres Iniestan e Xavi Hernandez.

Me Juventusin, Real Madridin, Manchester Unitedin dhe Sporting Lisbonën, Ronaldo ka arritur të shënojë 620 gola dhe ka bërë 214 asistime.

Në anën tjetër, me Portugalinë, ai ka arritur të shënojë 99 gola dhe ka bërë 37 asistime, duke e quar numrin e asistimeve në total prej 251.

Kur jemi te 251 asistimet, pesë herë fituesit i Topit të Artë ka arritur të lë pas vetëm edhe dyshen e Barcelonës, Iniestan e Xavin, që gjatë karrierës së tyre njihen vetëm për asistime e për lojën e bukur.

Xavi gjatë karrierës së tij ka bërë 212 asistime në 859 ndeshje të zhvilluara, derisa ka bërë 24 të tjerë në 131 paraqitje për Spanjën. Një total prej 236 asistimeve.

Në anën tjetër, Iniesta ka bërë 150 asistime në 715 paraqitje për klube, duke i shtuar këtu 29 nga Spanja në 131 paraqitje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori