LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ishte makthi i Zvicrës, disa nga rastet kur i turpëroi kundërshtarët

Ronaldo ishte makthi i Zvicrës, disa nga rastet kur i turpëroi kundërshtarët
Cristiano Ronaldo në ndeshjen ndaj Zvicrës (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo është 34 vjeçar, mirëpo forma e tij vazhdon të jetë e jashtëzakonshme, ndërsa kur luan ai, gjërat duken të lehta për skuadrën.

Syperylli portugez shënoi het-trik në fitoren e kombëtares së tij kundër Zvicrës në Ligën e Kombeve, ndërsa secili gol ishte më i bukur se tjetri.


Ronaldo e dërgon Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve – dhuron spektakël duke shënuar tre gola ndaj Zvicrës
Lexo po ashtu Ronaldo e dërgon Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve – dhuron spektakël duke shënuar tre gola ndaj Zvicrës

Mirëpo, përveç golave, anësori i Juventusit dhuroi edhe spektakël për tifozët e pranishëm në Estadio do Dragao në Porto.

Në disa raste, CR7 i turpëroi futbollistët që i dilnin përpara që t’ia merrnin topin, ndërsa në rrjetet sociale qarkullojnë disa video nga momentet e tilla.

Një veprim të ngjashëm, ai e bëri edhe në rastin e kompletimit të het-trikut, kur e shmangu në mënyrë fantastike Manuel Akanjin dhe e shënoi golin e tretë. /Telegrafi/