eksperti ad

Cristiano Ronaldo duket se mezi pret rikthimin e tij në fushë.

Superylli është i suspenduar për pesë ndeshje në La Liga, një periudhë suspenduese që ai ende nuk e ka tejkaluar.


Tash ylli portugez është gati për të luajtur në Ligën e Kampionëve në sfidën ndaj APOEL Nicosias.

Cristiano duket mjaft në formë dhe i motivuar për rikthimin në garën e madhe që klubi i tij e fitoi sezonin e kaluar.

Ai u shfaq në stërvitje tejet i përgatitur me disa lëvizje maestrale bashk me ekipin.

Ronaldo edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app