LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo i emocionuar me një dedikim special për golin e shënuar

Ronaldo i emocionuar me një dedikim special për golin e shënuar

Cristiano Ronaldo ka shënuar sërish gol, kësaj radhe në Ligën e Kampionëve të Azisë.

A Nassr ka triumfuar ndaj Al Rayyan me rezultat të ngushtë 2-1, derisa Ronaldo ka shënuar golin e dytë në ndeshje në minutën e 76-të.


Portugezi u pa duke festuar me gishtat duke ngritur lartë nga qielli, derisa pas ndeshjes ka zbuluar se këtë gol ia ka dedikuar babait të tij tanimë të ndjerë, i cili ka pasur ditëlindjen.

“Goli kundër Al Rayyan ka pasur një shije tjetër për mua… Do të doja që babai im të ishte gjallë sepse sot është ditëlindja e tij”, ka deklaruar Ronaldo pas ndeshjes.

Babai i Cristianos, Jose Dinis Aveiro, vdiq nga dështimi i mëlçisë për shkak të alkoolit në vitin 2005 në moshën 52-vjeçare.

Për Ronaldon ky ishte goli i 904-të në karrierë dhe sigurisht që një nga më të veçantit pasi ia kushtoi babait të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi i gatshëm të paguajë 80 milionë për qendërmbrojtësin e njohur të Ligës Premier

Real Madridi i gatshëm të paguajë 80 milionë për qendërmbrojtësin e njohur të Ligës Premier

La Liga
Lamine Yamal, njëri nga humbësit më të mëdhenj në disfatën e Real Madridit kundër PSG-së

Lamine Yamal, njëri nga humbësit më të mëdhenj në disfatën e Real Madridit kundër PSG-së

Ndërkombëtare
Florentino Perez është i ngopur me Vinicius Jr, braziliani nuk është më i paprekshëm

Florentino Perez është i ngopur me Vinicius Jr, braziliani nuk është më i paprekshëm

La Liga
Ish-kampioni i MMA në shtratin e spitalit: Vdiqa katër herë dhe humba 22 kilogramë

Ish-kampioni i MMA në shtratin e spitalit: Vdiqa katër herë dhe humba 22 kilogramë

UFC
Adeyemi pritet të transferohet në Serie A, gjiganti italian bën gati ofertën e lartë

Adeyemi pritet të transferohet në Serie A, gjiganti italian bën gati ofertën e lartë

Bundesliga
Courtois kritikon bashkëlojtarët, teksa bën një deklaratë të çuditshme pas humbjes së thellë nga PSG-ja

Courtois kritikon bashkëlojtarët, teksa bën një deklaratë të çuditshme pas humbjes së thellë nga PSG-ja

Ndërkombëtare
Kalo në kategori