LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e fillon edicionin e ri te Juventusi nga banka rezervë

Ronaldo e fillon edicionin e ri te Juventusi nga banka rezervë

Cristiano Ronaldo nuk do të startojë për Juventusin në startin e edicionit 2021/2022 në Serie A.

Ylli portugez ka disa javë që i është bashkuar Zonjës së Vjetër në stërvitje, mirëpo nuk është në 11-shen startuese.


Juventusi para pak çastesh ka publikuar formacionin zyrtar ndaj Udineses, në ndeshjen që fillon ën ora 18:30 në “Dacia Arena”.

Formacionet zyrtare: Juventusi e nis edicionin e ri si mysafir i Udineses - kërkon vetëm tre pikë
Lexo po ashtu Formacionet zyrtare: Juventusi e nis edicionin e ri si mysafir i Udineses - kërkon vetëm tre pikë

Aty u bë e ditur se 37-vjeçari do të jetë në bankën rezervë, e që natyrisht se një gjë e tillë nuk është pritur.

Por, Massimiliano Allegri njihet si një strateg i rreptë dhe duket se pesë herë fituesit i Topit të Artë nuk e ka bindur që ta fus nga fillimi.

Natyrisht se Ronaldo po e kërkon largimin nga Zonja e Vjetër dhe kjo gjë mund të ketë ndikuar që ai mos të startojë ndaj Udineses. /Telegrafi/