Ronie po dështon të gjejë veten nën drejtimin e trajnerit Massimilliano Allegri dhe ka startuar vetëm një prej tetë ndeshjeve të fundit zyrtare.

“Futbolli evoluon në një mënyrë shumë të shpejtë. Sot një transferim nga Milani duket i vështirë, por unë e di se çfarë mund të ndodhë në disa ditët e ardhshme. Gjithçka mund të ndryshojë papritmas”, ka thënë agjenti dhe vëllai i Dinhos, Roberto de Assis.


Ronaldinho vazhdimisht është lidhur me një mori klubesh nga vendlindja e tij, mbi të gjitha Palmeiras dhe Flamengo.

“Rikthimi në Brazil do t’i lejonte atij të fitojë dy titujt që i mungojnë, Libertadores dhe Brasileirao. Do të ishte shumë e rëndësishme për t’i shtuar këto trofe në kabinet. Ku mund të shkojë? Një marrëveshje e mirë varet nga klubi, trajneri dhe projekti që i propozohet atij”, ka thënë De Assis. /Telegrafi/

telegrafi sport app