LAJMI I FUNDIT:

Romero mohon kalimin te Interi

Romero mohon kalimin te Interi

Sergio Romero ndihet i rezervuar për një kalim në Serie A te Interi, pasi thotë se ndihet i lumtur dhe i rëndësishëm te Manchester United.

Ish-portieri i Sampdorias pati një paraqitje të mirë në barazimin 1-1 të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës me Celta Vigon, barazim ky i cili i pa “Djajtë e Kuq” në finale më 24 maj kundër Ajaxit.


Megjithatë, Romero ka qenë rezervist i David De Geas në shumicën e ndeshjeve të kampionati dhe ka pasur pak minuta me Unitedit, duke bërë që shumë klube të interesohen për të, ndër ta edhe italianët e Interit.

Interi përgatit 40 milionë euro për Rudigerin
Lexo po ashtu Interi përgatit 40 milionë euro për Rudigerin

Pas ndeshjes së mbrëmshme, Romero u pyet për thashethemet se a mund të kthehej në Serie A sezonin e ardhshëm për Interin ose një klub tjetër.

“Jo, dyshoj që do të jem në Itali vitin e ardhshëm”, ka thënë fillimisht Romero për Sky Sport Italia.

“Jam shumë i lumtur në Manchester, më bëjnë të ndihem i rëndësishëm dhe shpresoj të qëndroj për një kohë të gjatë”, përfundoi portieri argjentinas. /Telegrafi/