LAJMI I FUNDIT:

Romario rikthehet nga pensionimi në moshën 58-vjeçare

Romario rikthehet nga pensionimi në moshën 58-vjeçare

Ish-sulmuesi i Brazilit, Barcelonës dhe Valencias, Romario, ka dalë nga pensioni në moshën 58-vjeçare.

Romario doli në pension në vitin 2009 dhe që atëherë ka filluar një karrierë në politikë, në të cilën ishte aktiv për herë të fundit gjatë vitit 2021, duke përkrahur Presidentin e atëhershëm Jair Bolsonaro dhe duke kritikuar Presidentin e tanishëm Lula da Silva.


Megjithatë, Romario tani i është kthyer futbollit duke u regjistruar nga klubi America në Rio de Zhaneiro, i cili bën gara në Serie A2 Campeonato de Carioca, niveli i dytë i kampionatit shtetëror të Rios, i cili përbëhet nga 12 ekipe dhe do të fillojë më 18 maj.

Romario zbulon emrat e vetëm dy lojtarëve që janë më të mirë se ai në histori, injoron Messin dhe Ronaldon
Lexo po ashtu Romario zbulon emrat e vetëm dy lojtarëve që janë më të mirë se ai në histori, injoron Messin dhe Ronaldon

Ai ka thënë se nuk kërkon të garojë në kampionat, por të luajë për klubin e tij të preferuar dhe me djalin e tij, Romarinhon.

“E bëj të qartë se nuk është për të garuar në kampionat, por për të luajtur disa ndeshje me ekipin tim të preferuar, Americën. Përveç kësaj, do të realizoj një ëndërr tjetër: të luaj me djalin tim”, ka thënë Romario.

Sipas gazetës Marca, Romario është president i Americës dhe do të fitojë pagën minimale të mundshme, të cilën më pas do t’ia dhurojë klubit.

Pjesë e ekipit të famshëm të ëndrrave të Barcelonës të Johan Cruyff, Romario luajti në Kataluni për dy sezone, si dhe një vit tjetër në Valencia, duke fituar ligën me të parën.

Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës dhe dy Kupa të Amerikës me Brazilin, duke shënuar 55 herë në 71 ndeshje ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori