LAJMI I FUNDIT:

Roman Abramovich u shkruan letër tifozëve të Chelseat

Roman Abramovich u shkruan letër tifozëve të Chelseat

Chelsea tashmë ka kaluar nën pronësi të Todd Boehlyt dhe partnerëve të tij, ndërsa ka mbetur vetëm edhe tranksasioni të përmbushet të hënën e kësaj jave.

Pas afro dy dekadave, Roman Abramovich po largohet nga Blutë, ndërsa u ka shkruar një letër të gjithë tifozëve dhe personave në klub, nga stafi menaxhues, deri te pjesa teknike.


“Kanë kaluar gati tre muaj që kur kam shpallur qëllimin tim për të shitur Chelsea FC. Gjatë kësaj kohe, skuadra ka punuar shumë për të gjetur kujdestarin e duhur për Chelsea FC që do të ishte pozicioni më i mirë për të udhëhequr me sukses Klubin në kapitullin e tij të ardhshëm”, fillon shkrimi i tij.

Arrihet marrëveshja përfundimtare: Chelsea i dorëzohet Todd Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja përfundimtare: Chelsea i dorëzohet Todd Boehlyt dhe bashkëpuntorëve të tij

“Pronësia e këtij klubi vjen me përgjegjësi të madhe. Që kur erdha në Chelsea gati njëzet vjet më parë, kam dëshmuar drejtpërdrejt se çfarë mund të arrijë ky klub. Qëllimi im ka qenë të siguroj që pronari i ardhshëm të ketë një mentalitet që do të mundësojë sukses për ekipin e burrave dhe grave, si dhe vullnetin dhe përpjekjen për të vazhduar zhvillimin e aspekteve të tjera kyçe të Klubit, si Akademia dhe puna jetike e Fondacioni Chelsea”.

“Jam i kënaqur që ky kërkim tani ka arritur në një përfundim të suksesshëm. Ndërsa ua dorëzoj Chelsean kujdestarëve të saj të rinj, do të doja t’u uroj atyre më të mirat, si brenda dhe jashtë fushës”.

Planet e Boehlyt për Chelsean: Nga transferimet e stilit të Liverpoolit, në rizhvillimin e Stamford Bridge
Lexo po ashtu Planet e Boehlyt për Chelsean: Nga transferimet e stilit të Liverpoolit, në rizhvillimin e Stamford Bridge

“Ka qenë një nder i jetës të jem pjesë e këtij klubi – do të doja të falënderoja të gjithë lojtarët e kaluar dhe aktual të Klubit, stafin dhe sigurisht tifozët për këto vite të jashtëzakonshme”.

“Jam krenar që si rezultat i sukseseve tona të përbashkëta, miliona njerëz tani do të përfitojnë nga fondacioni i ri bamirës që po krijohet. Kjo është trashëgimia që kemi krijuar së bashku”, përfundon letra e miliarderit rus. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori