LAJMI I FUNDIT:

Roma synon transferimin e belgut Dendoncker

Roma synon transferimin e belgut Dendoncker

Skuadra e Romës është në kërkim të një qendërmbrojtës të ri për të ardhmen.

Me Ivan Marcanon që ka dështuar krejtësisht dhe pritet të largohet si dhe Federico Fazion që ka formë të luhatshme, Giallorosët janë futur në garë për Leander Dendocker.


Talenti belg që luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor defensivë iu bashkua skuadrës angleze Wolverhampton si huazim nga Anderlechti me blerje përfundimtare në fund të edicionit.

Dendoncker gjatë një dueli me Christian Eriksen. (Foto: Jordan Mansfield/Getty Images/Guliver)

Por lojtari ka dështuar krejtësisht të ambientohet me futbollin anglez dhe duket se Wolves dëshiron ta largojë atë.

Roma nuk po qëndron duarkryq dhe po tenton transferimin e belgut qysh në janar.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka filluar bisedimet me drejtuesit e klubit anglez për Dendoncker.

Roma është gati të ofrojë dy milionë euro për huazimin e lojtarit dhe 15 milionë të tjera në fund të stinorit për blerjen përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori