LAJMI I FUNDIT:

Roma suspendon zyrtarisht drejtorin sportiv, Gianluca Petrachi

Roma suspendon zyrtarisht drejtorin sportiv, Gianluca Petrachi
Gianluca Petrachi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Roma e ka suspenduar zyrtarisht drejtorin sportiv, Gianluca Petrachi, ndërsa shefi ekzekutiv, Guido Fienga, do t’i drejtojë përkohësisht bisedimet lidhur me transferimet.

La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia kishin raportuar më herët lidhur me këtë rast që tashmë është konfirmuar nga Giallorossët.


“AS Roma konfirmon se sot (e enjte) e ka suspenduar Gianluca Petrachin nga detyrat e tij si drejtor sportiv me efekt të menjëhershëm”.

(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

“Trajneri dhe ekipi do të udhëhiqen drejtpërdrejt nga shefi ekzekutiv i klubit, Guido Fienga”, thuhet në njoftimin e Romës.

Ky është hapi i fundit në prishjen e raportove ndërmjet Petrachit dhe presidentit James Pallotta që kishin nisur me një zënkë telefonike në javën e kaluar.

Suspendimi pritet të shoqërohet me shkarkim, në mënyrë që klubi italian të mos ia paguajë drejtorit sportiv pagat nga pjesa e mbetur e kontratës, e cila është valide deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori