Roma shfrytëzon Ljajicin për transferimin e Dzekos

Më herët është përfolur për një shkëmbim të mesfushorit të Giallorossëve me Stevan Joveticin, por tash shkëmbimi do të ndodhë me sulmuesin boshnjak.
Klubi italian dëshiron ta zbusë shumën prej 20 milionë eurosh që kërkon klubi anglez për Dzekon duke e përfshirë edhe Ljajicin në marrëveshje.
Pasi humbën mundësinë e transferimit të Carlos Baccas, kryeqytetasit duan që në Olimpico ta transferojnë Dzekon.
23-vjeçari Ljajic u transferua te Roma në verën e vitit 2013 nga Fiorentina për 11 milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































