Roma, rrezik ta humbë edhe vendin e dytë (Video)

Nuk mungoi angazhimi i ekipit vendas në pjesën e parë, mirëpo rrjetat mbetën të paprekura pas 45 minutash.
Mysafirët fundosën kundërshtarin në pjesën e dytë. Lorenzo De Silvestri u gjet më së miri në zonë për të shënuar golin e parë (60’).
Luis Muriel bëri një vrapim të gjatë nga e majta, krijoi hapësirë dhe goditi, por topi u përplas në shtyllë. Megjithatë, menjëherë pas topi iu kthye nga Eder dhe ai realizoi golin e nokautit (78’).
Se gjithçka mori fund për nikoqirët në këtë takim e konfirmoi Seydou Keita duke u përjashtuar me kartonin e dytë të verdhë (82’).
Diferenca me Juventusin është paarritshme (14 pikë), mirëpo Roma rrezikon ta humbë edhe pozitën e dytë në tabelë, pasi ka vetëm një pikë më shumë se rivali lokal, Lazio. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate
















































