LAJMI I FUNDIT:

Roma rikthen interesimin për Ziyech

Roma rikthen interesimin për Ziyech

Roma është duke tentuar që në verë ta transferojë Hakim Ziyechun nga Ajaxi, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve besohet të jetë rreth 35 milionë eurove.

Skuadra italiane kishte tentuar ta transferonte sulmuesin maroken edhe muaj më parë, por ish-drejtori Monchi kishte deklaruar se 40 milionë euro janë një shumë e lartë për ta.

Sidoqoftë, Ziyech ka bërë të ditur se është i gatshëm që të largohet nga Ajaxi në këtë afat kalimtar veror, derisa holandezët kërkojnë 35 milionë euro.

Hakim Ziyech (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Paulo Fonseca thuhet se është adhurues i lojës së marokenit, mirëpo është skuadra italiane ajo që tani duhet të vendosë nëse do ta transferojë apo jo.

Arsenali po tenton ta transferojë Pellegrinin e Romës
Lexo po ashtu Arsenali po tenton ta transferojë Pellegrinin e Romës

Ziyech në sezonin që sapo përfundoi, ka arritur të shënojë 21 gola dhe ka bërë 24 asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin.

Marokeni me skuadrën holandeze arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për t’u eliminuar më pas nga Tottenham Hotspur, gjersa po kërkohet edhe nga Arsenali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori