Ante Coric iu bashkua Romës me shumë bujë nga skuadra e madhe kroate Dinamo Zagreb.

Reklama

Mesfushori i talentuar kroat nuk ka pasur shumë hapësira nën urdhrat e trajnerit Eusebio Di Francesco.

21-vjeçari është paraqitur në vetëm dy takime, një në kampionat dhe një në Serie A.

Klubi nga kryeqyteti italian ka vendosur ta huazojë Coricin gjatë afatit kalimtar të janarit për të fituar më shumë minuta.

Tri skuadra italiane janë shprehur të gatshme ta marrin në huazim lojtarin duke i garantuar edhe formacionin bazë.

Cagliari, Empoli dhe Genoa janë tri skuadrat që kanë kërkuar huazimin e lojtarit në janar.

Coric shihet si një futbollist me të ardhme të ndritur dhe Roma për të ka paguar gjashtë milionë euro. /Telegrafi/