LAJMI I FUNDIT:

Roma nuk mund të konkurrojë me Juventusin, thotë Totti

Roma nuk mund të konkurrojë me Juventusin, thotë Totti
Totti gjatë intervistës së tij në Roma TV

Francesco Totti pranon se Roma nuk është në gjendje që të konkurrojë me Juventusin për Scudetton, por këmbëngul se Eusebio Di Francesco nuk do të largohet nga klubi.

Roma e filloi sezonin me vetëm një fitore nga tri ndeshjet e para në Serie A, duke nxitur spekulime për të ardhmen e Di Francescos.


“Askush nuk e ka pritur një fillim të tillë të sezonit”.

“Është një periudhë e caktuar kjo për ne, por nuk mund të drejtojmë gishin. Të gjitha ekipet e mëdha kanë pasur vështirësi deri tani, përpos Juventusit që kanë pasur një kampanjë të mrekullueshme dhe janë më larg me konkurrencën”.

Foto: Getty Images

“Synimi jonë është nga vendi i dytë deri te vendi i katërt dhe të kalojmë grupin e Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet të ruajmë qendrën stërvitore nga spekulimet. Eusebio Di Francesco është më i miri në këtë punë dhe e ka dëshmuar me kohë. Ne kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve”.

“Monchi ka shitur disa lojtarë të mëdhenj, por ka marrë tjerë. Unë kam dëgjuar gjëra të panevojshme për të. Nëse rezultatet nuk arrijnë në fund të vitit atëherë duhet të kritikojmë”, deklaroi Totti për Roma Radio.

/Telegrafi/