LAJMI I FUNDIT:

Roma nuk ia del të mposht Beneventon me dhjetë lojtarë

Roma nuk ia del të mposht Beneventon me dhjetë lojtarë

Roma nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Beneventos që luajti me dhjetë lojtarë nga pjesa e dytë në takimin që u zhvillua në javën e 23-të në Serie A.

Giallorossët krijoi një shans të mirë me anë të Borja Mayoral, por spanjollit i mungoi efikasiteti.


Benevento më pas rrezikoi me anë të Gianluca Lapadulas që shënoi në portë e Romës, mirëpo ajo u anulua për pozitë jashtë loje në minutën e 16-të.

Vendasit vazhduan me presion të lartë dhe përsëri rrezikuan me anë të Lapadulas (33’), mirëpo kësaj here ishte jashtë porte.

45 minutat e dytë ishin në favor të romakëve, por që nuk e shfrytëzuan as kësaj here.

Benevento mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 57-të, pasi Kamil Glik pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.

Rick Karsdorp (64’) më pas tentoi të kalonte Romën në epërsi, por goditjen e tij e ndali Lorenzo Montipo.

Giallorossët tentuan deri në fund të shënonin golin e fitores, mirëpo morën vetëm një pikë nga ky takim.

Pas javës së 23-të, Roma gjendet në vendin e tretë me 44 pikë, nëntë më pak se lideri Inter. /Telegrafi/