LAJMI I FUNDIT:

Roma në çerekfinale, eliminon Shakhtarin

Roma në çerekfinale, eliminon Shakhtarin
(Foto: Getty Images)

Roma është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 1-0 kundër Shakhtar Donetskut në ndeshjen kthyese të të tetës së finales që u zhvillua në Stadio Olimpico.

Takimi i parë i zhvilluar në Donbass Arena në Donetsk përfundoi me fitoren e ekipit ukrainas me rezultat 2-1, ndërsa pas sfidës kthyese, Giallorossët kualifikohen tutje falë golit si mysafir.


(Foto: Getty Images)

Pjesa e parë nuk dhuroi shumë spektakël dhe nuk pati raste të vërteta shënimi nga asnjëra palë. Kështu që skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Nuk kaluan shumë minuta brenda gjysmës së dytë dhe rezultati u zhbllokua. Kevin Strootman dërgoi një asistim të mrekullueshëm në drejtim të Edin Dzekos, i cili ia futi topin nën këmbë portierit kundërshtar (52′).

Në minutat në vazhdim, Dzeko i pati edhe dy mundësi të tjera shumë të mirë, mirëpo nuk arriti të tregohej efektiv.

(Foto: Getty Images)

Përjashtimi i Ivan Ordets me karton të kuq (79′) ia lehtësoi punët skuadrës nikoqire për ta mbrojtur rezultatin deri në mbyllje të takimit.

Dhe ashtu ndodhi. Kur gjyqtari fishkëlleu për të fundit në herë në këtë takim, Roma ishte në epërsi prej 1-0 dhe siguroi pjesëmarrjen tjetër në garën më të madhe evropiane për klube. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori