LAJMI I FUNDIT:

Roma në borxhe të mëdha, pritet shitja e dy yjeve Zaniolo dhe Pellegrini

Roma në borxhe të mëdha, pritet shitja e dy yjeve Zaniolo dhe Pellegrini

Roma mund të detyrohet të shesë dy yjet e saj, Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini këtë verë.

Vonesat në bisedimet e blerjes së klubit nga Friedkin Group dhe mos-kualifikimi në Ligën e Kampionëve kanë bërë presion shtesë financiar për Giallorossët, të cilët kanë shitur rregullisht yje të mëdha ndër vite.


Këtë javë, klubi kryeqytetas italian postoi borxhe të mëdha prej 278.5 milionë eurosh, një rritje prej gati 60 milionë euro nga pasqyra e tyre financiare që përfundoi më 30 qershor të vitit të kaluar.

Roma bën publike borxhet e mëdha
Lexo po ashtu Roma bën publike borxhet e mëdha

Gazeta të shumta në Itali vërejnë se kjo do të thotë që Roma mund të detyrohen të shes yjet e tyre më të mëdhenj.

Zaniolo është lojtari i tyre më i vlefshëm tani, i cili pati një çmim prej 80 milionë eurosh disa muaj më parë, por tani ka rënë cmimi shkaku i coronavirusit.

Sipas mediumeve Il Tempo, Il Messaggero dhe Corriere dello Sport, Liverpooli është pretendenti kryesorë për italianin Zaniolo, i cili po rikuperohet nga një lëndim i ligamentit kryqëzues të përparmë.

Një tjetër lojtar që mund të shitet do të ishte Pellegrini, i cili ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij që do të lejonte që klubet ta rrëmbenin pa negociata.

PSG thuhet se është favoritë për ish-mesfushorin e Sassuolos, por ka interes edhe nga klubet italiane si Juventusit, Interi dhe Milani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori