Roma thuhet se ka rinovuar interesimin e tyre për sulmuesin anësor të Milanit, Suso, i cili ka një klauzolë lirimi prej 40 milionësh në kontratën e tij.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, spanjolli do të ishte më i përshtatshëm për të punuar me Paulo Fonseca sesa trajnerin e ri të Rossonerëve, Marco Giampaolo.

Aktualisht ka vetëm një qasje për të kërkuar informacion, por ekziston një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila shkon deri në qershor të 2022.

Milani i gatshëm ta shesë Suson pas kërkesave për dyfishim të pagës Milani i gatshëm ta shesë Suson pas kërkesave për dyfishim të pagës

Milan nuk ka marrë ofertat që prisnin për Suson, pasi klubet nga Liga Premier dhe ato spanjolle nga La Liga ndalën interesimin.

25-vjeçari ka qenë në San Siro që nga janari i vitit 2015, ndërsa pati një huazim të shkurtër te Genoa në vitin 2016. /Telegrafi/