LAJMI I FUNDIT:

Roma kërkon mbrojtësin e Arsenalit

Roma kërkon mbrojtësin e Arsenalit

Roma e ka nisur me probleme edicionin 2016/17.

Pasi fillimisht u lëndua blerja e re Mario Rui, tani tek Giallorosët ka pësuar lëndim edhe Juan Jesus.

Kështu që për verdh e kuqtë afati kalimtar ende nuk ka përfunduar dhe synojnë afrimin edhe të një mbrojtësi tjetër.

Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini është duke monitoruar situatën e mbrojtësit anglez Calum Chambers.

Chambers nuk ka pasur hapësirat e duhura tek Arsenal edhe pse llogaritët si ndër talentet më të mëdhenj në Angli.

Roma po e kërkon mbrojtësin nga Arsenali si huazim me mundësi blerje për 10 milionë euro. /Telegrafi/