LAJMI I FUNDIT:

Roma futet në garë për Sanchesin

Roma futet në garë për Sanchesin

Renato Sanches pritet të largohet gjatë këtyre ditëve të fundit të afatit kalimtar të verës nga Bayern.

Mesfushori portugez nuk ka pasur hapësirat e duhura tek kampionët e Gjermanisë dhe ka kërkuar largimin.


Milan, Inter e Juventus ishin skuadrat italiane që e kërkuan lojtarin por në fund zgjodhën objektiva të tjerë.

Ndërkohë së fundmi në garë për t’i siguruar shërbimet e tij është futur edhe Roma.

Mesfushori holandez Kevin Strootman mund të befasojë ‘Giallorossët’ për tu larguar ndërsa Sanches shihet si zëvendësim i tij.

Sipas medieve gjermane, Roma është e gatshme të paguajë rreth 30 milionë euro për transferimin e portugezit të talentuar. /Telegrafi/