Roma ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sporting Bragës në kuadër të 1/16 së Ligës së Evropës.

Reklama

Giallorosët kanë triumfuar me rezultat 3-1 në një ndeshje të dominuar nga fillimi deri në fundin e saj.

Edin Dzeko shënoi në minutën e 24-të, pas një topi të rikthyer nga shtylla e goditur nga El Shaarawy dhe kaloi vendasit në epërsi 1-0.

Me epërsinë minimale të Romës 1-0 përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Roma vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, derisa në minutën e 72-të, Lorenzo Pellegrini dështoi të shënonte nga penalltia.

Vetëm tre minuta më vonë, kapiteni i Romës asistoi për mrekulli te Carles Perez i cili shënoi për 2-0.

Reklama

Braga ngushtoi epërsinë në 2-1 kur harkimin e Teixeiras në gol e shëndërroi gabimisht mbrojtësit Cristante për 2-1.

Reklama

Por krejt në fund të ndeshjes, Borja Mayoral realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Kësisoj Roma kalon në 1/8 e finales së Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 5-1. /Telegrafi/