LAJMI I FUNDIT:

Roma fiton me dy gola të Dzekos dhe dy autogola (Video)

Roma fiton me dy gola të Dzekos dhe dy autogola (Video)

Roma ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në kampionatin italian.

Romakët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Beneventos me rezultat të pastër prej 4-0, ku shkëlqeu me dy gola Edin Dzeko.


Megjithëse minutat e para i takuan vendasve të ekipit ku luan edhe mesfushori shqiptar me tipare sulmuese Ledian Memushaj, të parë në epërsi kaluan mysafirët.

Fillimisht, Edin Dzeko realizoi golin e parë në takim në të 22 minutë për t’i lënë vend autogolit të Fabio Lucioni, i cili ngriti epërsinë e romakëve dhjetë minuta para përfundimit të 45 minustshit të parë.

Në pjesën e dytë gjiganti italian shënoi edhe dy gola, përkatësisht një gol e realizoi sërish sulmuesi boshnjak dhe një autogol.

Dzeko shënoi edhe golin e dytë personal, përkatësisht të tretin për romakët tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Rezultatin përfundimtar të 4-0 për Romën e vulosi Lorenzo Venuti, i cili shënoi 15 minuta para përfundimit të takimit.

Pas kësaj, Roma ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelore të Serie A gjersa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar me Sampdorian, e cila nuk u luajt për shkak të kushteve të këqija atmosferike. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Man City në telashe të mëdha – Liga Premier jep paralajmërimin lidhur me shkeljen e 115 rregullave

Premier League
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Kalo në kategori