LAJMI I FUNDIT:

Roma dhe Totti dhurojnë spektakël (Video)

Roma dhe Totti dhurojnë spektakël (Video)

Roma ka arritur një fitore të madhe në shtëpi përballë Chievo Veronas, duke e mposhtur me rezultat 3:0.

Që nga fillimi i ndeshjes ‘Giallorosët’, treguan qartë se dëshirojnë fitoren dhe në fund ia arritën një gjëje të tillë.

Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 18-të me autor belgu Radja Nainggolan.


Ndërkohë për golin e dytë u përkujdes mbrojtësi gjerman Antonio Rudiger pas një asistimi fantastik nga Miralem Pjanic.

Në pjesën e dytë në lojë u inkuadrua edhe ikona e Romës, Francesco Totti i cili u bë protagonist në ndeshjen e tij të 600-të në Serie A me fanellën e Romës.

Në minutën e 85-të, legjenda e verdhekuqve Francesco Totti dha një asistim fantastik për boshnjakun Miralem Pjanic që shënoi golin e fundit në takim.

Pas kësaj fitore Roma ngjitet në pozitën e dytë në kampionat me 77 pikë të tubuara, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Duhet cekur se të pranishëm në këtë takim ishin mbi 60 mijë tifozë, të cilët dhuruan spektakël me hyrjen e kapitenit Totti në fushë si dhe pas asistimit për Pjanicin, i gjithë stadiumi këndonte njëzëri ‘Ka vetëm një kapiten’. /Telegrafi/

Asistim i mrekullueshëm nga ikona e Romës, Francesco Totti dhe Miralem Pjanic ngritë epërsinë në 3:0

Posted by Telegrafi Sport on 2016-05-08

Antonio Rüdiger shënon, AS Roma ngrit epërsinë nv 2:0 ndaj A.C.ChievoVerona

Posted by Telegrafi Sport on 2016-05-08

Radja Nainggolan kalon Romën në epërsi 1-0

Posted by Telegrafi Sport on 2016-05-08