Roma nuk ka arritur të marrë tri pikë kundër Bolognas duke barazuar 1-1.

Romakët mbesin në pozitën e tretë me 64 pikë, gjashtë më pak se Napoli që është i dyti, e gjashtë më shumë se Interi që është i katërti.


Bologna e nisi më mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Luca Rossettini që shënoi në minutën e 25-të.

Roma edhe pse u mundua shumë nuk arriti të barazojë në pjesën e parë.

Në pjesën e Mohamed Salah ishte ai që barazoi shifrat pas një asistimi të Francesco Totti.

Romakët edhe pse kishin shumë raste deri në fund nuk arritën të shënojnë golin e fitores. /Telegrafi/

telegrafi sport app