LAJMI I FUNDIT:

Roma afër transferimit të Zappacostas

Roma afër transferimit të Zappacostas
Davide Zappacosta (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Roma është duke shpresuar që ta transferojë Davide Zappacostan nga Chelsea në këto ditët e fundit të afatit kalimtar.

Mbrojtësi 27-vjeçar nuk është në planet e Frank Lampardit për sezonin që ka filluar, andaj po mendon që ta shesë në këtë afat.


Sipas asaj që raporton Goal.com, Giallorossët tashmë kanë kontaktet e para me agjentin e italianit dhe me klubin londinez.

Mediumi anglez më tej bën të ditur se The Blues janë të gatshëm që ta shesin Zappacostan, mirëpo i kanë kërkuar Romës 25 milionë euro.

Chelsea nuk llogaritë në italianin, Zappacosta kërkon të rikthehet në Serie A
Lexo po ashtu Chelsea nuk llogaritë në italianin, Zappacosta kërkon të rikthehet në Serie A

Në marrëveshje thuhet se mund të përfshihet opsion i huazimit me të drejt blerje, mirëpo Chelsea dëshiron ta shesë mbrojtësin përfundimisht.

Paulo Fonseca i ka kërkuar Romës që ta transferojë mbrojtësin e djathtë, derisa afati kalimtar i transferimeve në Serie A mbyllet më 2 gusht. /Telegrafi/