LAJMI I FUNDIT:

Roma afër transferimit të Marc Bartras

Roma afër transferimit të Marc Bartras
Marc Bartra. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Roma pritet që ta shes mbrojtësin grek Kostas Manolas te Napoli.

Giallorosët duhet të shesin për ta përmirësuar bilancin në FFP, ndërsa Manolas do të largohet për 36 milionë euro.


Kryeqytetasit tanimë kanë gjetur zëvendësuesin e grekut dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes me Marc Bartran.

Në fakt lojtari spanjoll i ka dhënë fjalën Romës, por kanë mbetur të gjejnë gjuhë të përbashkët dy skuadrat, Roma dhe Betis.

Marc Bartra. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

28-vjeçari ka pranuar se do t’i pëlqente të transferohej në Itali te Roma.

Klubi italian ka nisur tanimë kontaktet me Betisin dhe është gati të paguaj deri në 20 milionë euro për qendërmbrojtësin.

Kujtojmë që Bartra para Betisit ka luajtur edhe për Borussia Dortmundin dhe Barcelonën. /Telegrafi/