LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce dhe easyJet testojnë me sukses motorin e aeroplanit me hidrogjen

Rolls-Royce dhe easyJet testojnë me sukses motorin e aeroplanit me hidrogjen

Rolls-Royce dhe linja ajrore evropiane easyJet njoftuan se kanë testuar me sukses një motor aeroplani me hidrogjen – teknologji që kompanitë shpresojnë se mund të ndihmojë përfundimisht në fshirjen e emetimeve të gazrave serrë të aviacionit.

Testi në tokë shënon “operimin e parë në botë të një motori modern aero me hidrogjen”, tha Rolls-Royce në një deklaratë për shtyp, transmeton Telegrafi.


Aviacioni konsiderohet si një nga industritë më të vështira për t’u pastruar, sepse është shumë më e vështirë të bësh avionë elektrikë se sa automjete elektrike.

Bateritë e ngarkuara me energji të rinovueshme diellore dhe të erës janë ende shumë të mëdha për fluturime të gjata. Kështu që linjat ajrore dhe prodhuesit e avionëve po punojnë për të zhvilluar aeroplanë që mund të punojnë me lëndë djegëse më të pastra si hidrogjeni, i cili kur digjet prodhon avull uji në vend të dioksidit të karbonit.

Dy kompanitë përdorën një motor avioni rajonal Rolls-Royce AE 2100-A të konvertuar për testin tokësor të kryer në Mbretërinë e Bashkuar.

Qendra Evropiane e Energjisë Detare prodhoi karburantin për testin në një strukturë të prodhimit të hidrogjenit dhe testimit të baticës në Eday në Ishujt Orkney të Mbretërisë së Bashkuar. Meqenëse hidrogjeni u krijua me fuqinë e erës dhe baticës, ai quhet hidrogjen i gjelbër.

Rolls-Royce dhe easyJet kanë marrë angazhime të kompanisë për të reduktuar emetimet e tyre të gazeve serrë dhe po kërkojnë hidrogjenin e gjelbër për t’i ndihmuar ata të arrijnë qëllimet klimatike. Por tani për tani, hidrogjeni jeshil është ende në mungesë dhe është jashtëzakonisht i shtrenjtë për t’u bërë. Disa qeveri, përfshirë administratën Biden, kanë filluar të investojnë shumë në prodhimin e më shumë të tij. /Telegrafi/