LAJMI I FUNDIT:

Rolle mishi

Rolle mishi

Përbërësit:
* 700 gr mish viçi file
* 250 gr mish i bluar
* 250 gr salsiçe
* 3 degë hudhra të reja (ose 4-5 thelpinj)
* 1 ve
* 20-30 gr thërrime buke
* 3 vezë të ziera
* Majdanoz të freskët
* 700 gr patate
* 2-3 karota
* 2-3 degë selino
* Kripë/piper
* Vaj ulliri

Përgatitja:
Marrim filen e mishit dhe e rrahim mirë e mirë, pastaj e kriposim dhe e lëmë mënjanë që të marinohet.


Vazhdojmë me mishin e bluar duke ia shtuar salsiçet, hudhrën e grimcuar, vezën, majdanozin e grimcuar dhe thërrimet e bukës duke i përzier mirë e mirë.
Marrim filen e mishit duke e mbuluar tërë sipërfaqen me masën prej mishit të bluar dhe salsiçeve, dhe përmbi këtë masë i vendosim vezët e ziera.

Mbështillet në formë të rolladës, lidhet mirë me penj kuzhine dhe skuqet mirë në të gjitha anët, pastaj shkon në furrë fillimisht në 2200 gradë celsius dhe pastaj e ulim në 1800 gradë celsius rreth një orë e gjysmë.

Pas një orë e gjysmë ia shtojmë të gjitha perimet e kriposura pak dhe vazhdon pjekja edhe për 40 minuta.