Rojet kufitare turke kanë shtënë ndaj një familje siriane, e cila kishte tentuar të ikte në territorin e shtetit fqinj, lajmëroi Sky News Arabia.

Sipas televizionit, ushtarët turq kanë hapur zjarr ndaj një grupi në tentimin e tyre për të shpëtuar nga aksionet luftarake në provincën Idbil.


Në këtë incident që ndodhi mbrëmë, e kanë humbur jetën 11 njerëz nga një familje siriane, midis të cilëve ka pasur gra dhe fëmijë.