LAJMI I FUNDIT:

Rohde dhe Guerot: Kosova të vendosë diçka në tavolinë për Asociacionin – opsion është edhe propozimi i Ramës

Rohde dhe Guerot: Kosova të vendosë diçka në tavolinë për Asociacionin – opsion është edhe propozimi i Ramës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Bashkimi Evropian kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri, e pastaj implementim të marrëveshjeve.

Sipas tij, implementimi i marrëveshjeve përfshin prezantimin formal të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.


“Dhe përsëri shumë nga partnerët dhe OJQ-të edhe kryeministri fqinj kanë ofruar një propozim, por partneri kryesor dhe më i rëndësishëm nuk ka vendosur asgjë në tavolinë dhe kjo është Qeveria e Kosovës dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë”, tha Rohe në Rubikon në Klan Kosova.

Rohde, më tej tha se ekziston nevoja urgjente që Qeveria e Kosovës të vendosë diçka në tavolinë, pasi sipas tij, “është problem nëse nuk e bën këtë”.

E, ambasadori francez, Oliver Guerot, tha se Kosova ka një obligim që nga viti 2008 për të krijuar Asociacionin, teksa sipas tij, kjo s’është bërë dhe nuk është sjellja që ata e presin “nga një shtet normal që vepron me shtete tjera normale”.

“Kjo vërejtje nuk i drejtohet vetëm qeverisë aktuale, por edhe qeverive të kaluara që nuk kanë qenë aktive në këtë çështje, tani kemi një qeveri detyra e së cilës është të bëjë diçka për këtë. Më lejoni të shtoj se nuk duam që Kosova të jetë shtet jofunksional, në të kundërtën, ne e shohim qartë një të ardhme të Kosovës brenda institucioneve euroatlantike, brenda Bashkimit Evropian dhe mund të ju them, si ambasador i një shteti themelues të BE-së bashkë me Gjermaninë dhe 4 shtete të tjera, BE-ja është ekstremisht e rëndësishme për ne, dhe funksionimi i mirë i BE-së është ekstremisht e rëndësishme për ne”, tha Guerot.

Sipas tij, ka shumë mënyra për ta themeluar Asociacionin që nuk e dëmtojnë Kosovë, teksa tha se një nga opisionet është edhe ai i prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Pra ka shumë mënyra për ta themeluar Asociacionin që nuk e dëmtojnë Kosovën, në të kundërtën ka mënyra për ta themeluar që ta forcojë kohezionin dhe funksionimin e mirë të Kosovës. Siç tha Jorn, ka pasur disa propozime që janë prezantuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, nga shtete fqinje.  Një nga opsionet është edhe ai i prezantuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, tha Guerot.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori