Mbrojtësi Johnson është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka tërhequr interesimin e Romës, teksa Leiva thuhet se është afër transferimit te Interi. Sidoqoftë, Rodgers insiston se të dy lojtarët janë të nevojshëm për Liverpoolin.

“Ne nuk mund të lejojmë që tre apo katër lojtarë të largohen sezonin e ardhshëm. Qëllimi është që t’i mbajmë të gjithë, kjo më shumë për shkak të përzierjes që kemi në skuadër”.


“Që lojtarët e rinj të zhvillojnë potencialin e tyre, ata kanë nevojë për lojtarë me përvojë rreth vetes. Nuk mund ta kemi një skuadër vetëm me lojtarë të rinj. Ne dëshirojmë ta mbajmë Glen Johnsonin dhe Lucas Leivan”, ka potencuar Rodgers. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app