LAJMI I FUNDIT:

Robinho prezantohet te Basaksehir: Kam ardhur për titullin

Robinho prezantohet te Basaksehir: Kam ardhur për titullin

Basaksehir bën përforcimin e parë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Braziliani Robinho ka kaluar në radhët e klubit stambollas pas transferimit nga Sivasspor.


Ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit ka nënshkruar kontratë të vlefshme dyvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një tjetër.

Futbollisti është shprehur i lumtur me këtë ndryshim dhe ka premtuar angazhim në ekipin e ri.

“Kam ardhur këtu që të realizoj ëndrrat e mia. E falënderoj ish-klubin Sivasspor”.

“Basaksehir ka pesë vjet që lufton për titullin e kampionit. Së bashku me lojtarët e tjerë do t’ia arrijmë qëllimit tonë”, tha Robinho.

Theksojmë se 34-vjeçari te Sivasspori ka pasur 30 paraqitje dhe ka shënuar dhjetë gola.

Ndryshe, Basaksehir aktualisht zë pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare turke me 35 pikë, përkatësisht gjashtë më tepër se Trabzonspori dhe Galatasaray. /Telegrafi/