LAJMI I FUNDIT:

Roberto Martinez tregon pse Bruno Fernandes është një ‘ëndërr për çdo trajner’

Roberto Martinez tregon pse Bruno Fernandes është një ‘ëndërr për çdo trajner’

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez e ka lavdëruar kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, duke thënë se ai është  “ëndërr për çdo trajner” për shkak të aftësisë së tij për të mbuluar disa pozita të ndryshme në fushë.

Fernandes ka qenë një lojtar kyç si për klubin ashtu edhe për kombëtaren për disa sezone, me 29-vjeçarin që ka shënuar pesë gola dhe tetë asistime për Portugalinë gjatë fushatës së tyre kualifikuese për EURO 2024 dhe katër gola të tjerë për United këtë sezon gjithashtu.


Pavarësisht se konsiderohet si një nga mesfushorët sulmues më të mirë në futbollin botëror, Fernandes është përdorur rregullisht në një sërë pozicionesh të ndryshme si nga klubi ashtu edhe nga ekipi kombëtar.

Përveçse luan si ’10’, ylli portugez ka nisur edhe ndeshjet si një mesfushor më i tërhequr, madje edhe një sulmues i djathtë me raste në disa ndeshje të United.

Fernandes u përdor si mesfushor i djathtë nga Martinez në një fitore të thellë prej 5-0 për Portugalinë ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës të hënën në mbrëmje, duke shënuar një gol dhe duke bërë një asistim.

Duke folur për mediumin portugez Record para asaj fitoreje, Martinez ishte i prirur të theksonte se sa e rëndësishme është të kesh lojtarë si Fernandes në një skuadër.

“Bruno Fernandes është një profesionist shumë i mirë, një lojtar që ka shtatë asistime [tani tetë pas fitores ndaj Bosnjës], një lojtar inteligjent, i cili përshtatet me cilësitë e shokëve të tij, i cili jep shumë fleksibilitet taktik. Bruno Fernandes është një ëndërr për çdo trajner”, është shprehur Martinez.

Fernandes do të rikthehet në aksionin këtë fundjavë kur Manchester United do të udhëtojë në “Bramall Lane” për t’u përballur me Sheffield United në kuadër të Ligës Premier./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori