Roberto Carlos, Dani Alves, Jordi Alba: Mbrojtësit më produktiv në çdo sezon që nga edicioni 1999/2000

Faqja e specializuar të statistikave Transfermarkt ka publikuar mbrojtësit me kontributet më të mëdha të golave në çdo sezon të përfunduar që nga edicioni 1999/2000 në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës, ku më produktivi ishte Dani Alves.
Të martën në mbrëmje, Reece James vazhdoi formën e tij të shkëlqyeshme me fanellën e Chelseat gjatë fitores 4-0 të ekipit të tij ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve.
Anglezi ka shkëlqyer për ekipin e Thomas Tuchel së fundmi dhe tani ka 10 kontribute të golave në emrin e tij në të gjitha garat në sezonin 2021/22 deri më tani.
Goli i mrekullueshëm i James kundër Juventusit ishte i pesti i tij në sezon, duke shtuar pesë asistimet e tij në të njëjtin hark kohor - më i fundit nga ta që erdhi në fitoren 3-0 jashtë fushe kundër Leicester City të shtunën e kaluar.
Asnjë mbrojtës në pesë ligat më të mira të Evropës nuk ka më shumë kontribute në emrin e tyre dhe natyrshëm lind pyetja; me çfarë numrash do të përfundojë sezoni i produktit të akademisë së Chelseat?
Ai ka një rrugë për të bërë për të arritur totalin më të lartë të grumbulluar nga mbrojtësit nga një sezon i vetëm në shekullin e 21-të.
Faqja e specializuar të statistikave Transfermarkt ka publikuar mbrojtësit me kontributet më të mëdha të golave në çdo sezon të përfunduar që nga edicioni 1999/2000 në njërën nga pesë ligat më të mira të Evropës.
Kontributi i Alvesit në 25 gola për Barcelonën në sezonin 2010/11, sezoni kur fituan La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, është më i madhi nga një mbrojtës në shekullin e 21-të.
Pas tij vijnë emra si Roberto Carlos, Philipp Lahm dhe Maicon, të cilët gjithashtu kanë pasur shifra të frikshme të golave dhe asistimeve brenda një sezonit.
2000/01 | Roberto Carlos, Real Madrid | 22Ndeshje: 50 Gola: 9 Asistime: 132001/02 | Roberto Carlos, Real Madrid | 16Ndeshje: 52 Gola: 6 Asistime: 10






































































