LAJMI I FUNDIT:

Robert Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës

Robert Lewandowski, objektivi kryesor i Barcelonës

Robert Lewandowski është objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar veror. Sulmuesi polak e ka rritur numrin e golave ​​në vitet e fundit, pavarësisht moshës, duke e mbyllur sezonin me 50 gola, ndërsa  Barcelona ka parë rënie të numrit të golave ​​të shënuar gjatë sezoneve të fundit.

Ata mund të përfundojnë sezonin me numrin më të ulët të golave ​​që nga sezoni 2004/05.


Largimi i lojtarëve të rëndësishëm në sulm – mbi të gjitha Lionel Messi – ka nënkuptuar që golat do të mungojnë në Camp Nou këtë sezon.

Katalanasit kanë shënuar 86, nga të cilët vetëm 68 kanë qenë në kampionat. Nuk duhet harruar që për shembull, Memphis Depay është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 13 gola në të gjitha garat.

Që nga viti 2014/15, numri i golave ​​të Barcelonës ka rënë çdo vit. Në 2015/16 ata shënuan 173 gola, pastaj 171, 141, 138, 110 dhe më pas 86 këtë sezon.

Leëandoëski, golashënues rekord

Kjo është arsyeja pse Barcelona do të futet në treg në kërkim të një lojtari që do t’i lejojë të rris numrin e golave ​​që kishte më parë.

Gjatë gjithë sezonit skuadrës iu desh të krijonte shumë raste për të shënuar, pasi i mungonte një lojtar shënues në sulm. Kjo është arsyeja pse Lewandowski është objektivi.

Sulmuesi polak po përmirëson rekordet e tij me rritjen e moshës. Ai do të jetë 34 vjeç në gusht, por ky është sezoni në të cilin ai ka festuar më së shumti gola.

Lewandowski e mbylli sezonin, dhe ndoshta kohën e tij në Bayern Munich, të shtunën duke shënuar golin e tij të 50-të të sezonit.

Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Bundesligës në çdo sezon që nga 2017/18 dhe fitoi për herë të parë Këpucën e Artë evropiane vitin e kaluar pasi shënoi 48 gola. Në 2019/20, ai arriti në 49 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Lojtarët e Barcelonës e kanë ndjekur Mbappen në tunel pas humbjes nga PSG

Liga e Kampionëve
Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk

Tifozët e Arsenalit gjetën justifikimin për humbjen: Bayern mashtroi Topçinjtë me një truk "të pistë"

Liga e Kampionëve
Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Bellingham: Hera e parë që vëllai im më pa të luaja për Real Madridin, jam vërtetë krenar

Liga e Kampionëve
“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

“Fati nuk ekziston, por çfarë mënyrë fantastike për të humbur”, Guardiola pranon humbjen nga Real Madridi

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori