Vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë dhe jo vetëm.

Fjala është për Robert Berishën, i cili u komentua tejet shumë pas ndarjes nga partnerja e tij shumëvjeçare, Nora Istrefi.

Megjithatë, këngëtari shqiptar është mjaft aktiv dhe i angazhuar në mbrëmje dhe ahengje të ndryshme muzikore.

Robert Berisha ironizon me me këngëtarët e ‘playback-ut’ (Foto: Instagram)

Së fundmi, përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram, ai ironizon me këngëtarët të cilët nuk këndojnë ‘live’.

I njëjti ka publikuar bluzat e tij pas mbrëmjes që performoi, të cilat shihen tërësisht ujë, derisa thotë se, “këngëtarët ‘playback’ nuk kanë probleme të tilla”.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Artisti Berisha nuk ka përmendur ndonjë këngëtarë, por që u dedikohet të gjithë atyre që nuk interpretojnë ‘live’.

Robert Berisha ironizon me me këngëtarët e ‘playback-ut’ (Foto: Instagram)

Ndërkohë, Roberti mbetet shumë i kërkuar nga publiku dhe tashmë numëron fansa të shumtë. /Telegrafi/