LAJMI I FUNDIT:

Robert Berisha rrëfen momentin kur u arrestua në Gjermani dhe iu ndalua për 10 vjet udhëtimi në Evropë

Robert Berisha rrëfen momentin kur u arrestua në Gjermani dhe iu ndalua për 10 vjet udhëtimi në Evropë
Foto: Robert Berisha/Instagram

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në një nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ai ka rrëfyer pesë datat më interesante në jetën e tij, ku në njërën prej tyre është ndalur duke treguar momentin kur ai përfundoi në prangat e autoriteteve gjermane.


Kjo histori daton nga koha kur ai ishte 17 vjeç dhe së bashku me grupin Ilirët dhe një numër këngëtarësh nga Kosova, kishin shkuar drejt Gjermanisë për të mbajtur koncerte, ku kishin qëndruar për tri muaj.

Foto: Robert Berisha/Instagram

Mirëpo në atë kohë, ata nuk ishin të vetëdijshëm që viza e tyre kishte vlefshmëri vetëm për dy javë, e duke kaluar qëndrimin legal, shteti gjerman i burgosi këngëtarët në fjalë

“Kemi qenë një turne tre mujor me 60 koncerte në krejt Gjermaninë edhe një organizator (mos t’ia përmendi emrin), krejt i ka bërë në rregull veç sendin kryesor nuk e ka bërë në rregull: I kemi pasur vizat për dy javë, dhe kur u ndalëm në një pompë benzine, ne krejt merrnim gjëra dhe organizatori paguante, edhe ai qe punonte aty e ka vërejtur edhe ka thënë me vete: ‘Ky i ka marrë këta në të zezën ashiqare’, edhe ka njoftuar policinë dhe ka ardhur policia na ka fut në burg, edhe aty e kemi marrë vesh se i kemi pasur vizat për dy javë”, ka rrëfyer ndër të tjerash Roberti.

Sherri i këtij i këtij dënimi, këngëtari Berisha tregon se nuk ka mundur të udhëtoj për 10 vite në Evropë, pasi ka pasur ndalesë për shkeljen e bërë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori