LAJMI I FUNDIT:

Robert Berisha në veturë me ish-‘Miss Kosovën’, Eriona Sejdiu

Robert Berisha në veturë me ish-‘Miss Kosovën’, Eriona Sejdiu

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, po përgatitet që shumë shpejt të nisë një program të ri televiziv, i cili do të quhet “Robi plaket kur don vet”.

Ai ndërkohë po tregohet mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme si dhe duke paralajmëruar ardhjen e emisionit.


Ajo çfarë ra në sy ishte një nga postimet e tij të fundit në InstaStory, ku kishte rishpërndarë një video të bukuroshes Eriona Sejdiu në Instagram.

Foto: Erion Sejdiu/Instagram

Dyshja të cilët kanë qenë bashkë në të njëjtën veturë, kanë realizuar këtë video të cilën më pas e ka ndarë me ndjekësit.

Në video, bukuroshja Sejdiu e cila është shpallur “Miss Kosova 2019” xhiron veten para kamerës, teksa më pas e kthen telefonin nga Roberti i cili ishte duke vozitur dhe biseduar në telefon me një mik të tij.

Foto: Erion Sejdiu/Instagram

Nuk dihet ende arsyeja që ka bërë bashkë dyshen në një veturë, pasi deri më tash nuk është dëgjuar për ndonjë miqësi mes të dyve.

Sido që të jetë, Roberti vazhdon të jetë neqar që pas ndarjes nga Nora Istrefi, ndërsa njashtu dhe ‘Miss Kosova 2019’ nuk është përfolur në media deri më tash për ndonjë lidhje të mundshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori